Vilanova dhe Rosell: Guardiola po gënjen

Tito Vilanova dhe Sandro Rosell i janë përgjigjur Pep Guardiolës, i cili ditë më parë thoshte se Barcelona e ka shfrytëzuar sëmundjen e trajnerit spanjoll, për ta dëmtuar trajnerin aktual të Bayern Munichut."Fjalët e Pep më kanë befasuar. Unë nuk mendoj se klubi e ka shfrytëzuar sëmundjen time për ta sulmuar. Unë dhe ai jemi takuar një herë në New York, më pas nuk jemi takuar më, edhe pse kemi qëndruar 2 muaj atje", deklaroi Vilanova në konferencë për shtyp."Ai ka menduar se nuk ishte rasti dhe mundësia për t'u takuar, por unë kisha nevojë për këtë, sepse ai është një shok imi. Unë isha i vetëm dhe kisha nevojë për ndihmë dhe për mbështetje", theksoi trajneri spanjoll.Edhe Rosell i është përgjigjur Guardiolës, i cili ditë më parë e akuzoi atë se nuk e kishte lënë rehat dhe të qetë gjatë kohës sa ishte duke pushuar në New York."Kemi mbetur mjaft të befasuar me deklaratat e tij. ajo që ka thënë ai është totalisht false. Akuzat që i jep dikush, duhet të kenë bazë, ndërsa ato që ka thënë Pep janë gënjeshtra. Ne nuk e kemi shfrytëzuar kurrë sëmundjen e Titos për asgjë, kështu që nuk po e kuptoj Guardiolën. Ne nuk jemi përzier kurrë në marrëdhëniet Pep-Tito", theksoi Rosell për 8TV.