Tregëtimi i produkteve të skaduara, ZMK: Jemi në dijeni, do ta zgjidhim sa më parë

Ne qytetin e Lezhes eshte konstatuar se qytetarëve u ofrohen produkte ushqimore te skaduara. Ky fakt pranohet edhe nga pergjegjesi i zyres se mbrojtjes se konsumatorit prane kesaj bashkie, Hil Gjoka, i cili pohon se ky institucion eshte ne dijeni dhe ka nisur bashkepunimin me autoritetin kombetar te ushqimit si dhe drejtorine e shendetit publik per zgjidhjen e problemit.Etiketimi i çmimeve per produktet bujqesore dhe blegtorale eshte nje mangesi tjeter qe asnjëhere nuk ka gjetur zgjidhje.Kontrollet per sigurine ushqimore gjithmone kane qene ne fokus te deklaratave te bera nga kjo zyre, por realiteti flet krejt ndryshe. Stina ne te cilen ndodhemi dhe rritja e temperaturave rrezikon edhe me teper jeten e konsumatoreve.