Tare: Asfaltimi i rrugës "Egnatia", pasojë e mungesës së reagimit institucional
Një nga rrugët më të lavdrishme të qytetërimit europian është shndërruar në viktimë të asfaltit. Ai që e denoncoi i pari këtë shkatërrim që i është bërë kësaj trashëgimie historike dhe kulturore, ishte studiuesi Auron Tare, i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin " Ora e Betit", në "Ora News", për të folur më tepër për këtë temë.
" Mendoj se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kjo është një gjë normale në Shqipëri.
Në gjithë këtë histori njeriu më i pafajshëm është kryetari i Bashkisë së Peqinit, një qytet që as nuk e viziton njeri dhe i cili ka dashur të bëj diçka pozitive për zonën e vetë, ka trokitur në të gjithë institucionet dhe askush nuk e ka ngritur, përcjell etj etj, ka shkuar dhe ka bërë diçka sipas mendjes së vetë.
Në fakt, përtej asaj indijimit që ne kemi, "Egnatia" nuk është monument kulture. Pra kryetari i Bashkisë nuk ka bërë ndonjë faj", u shpreh Tare.
