Aksident i rëndë në Fier, automjeti përpl*s një 4-vjeçar

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.