Skënderi: Pa para nuk ka arsim, zgjidhja fillon nga buxheti
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 19:57
Pedagogia Elsa Skenderi, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, e vuri gishtin në plagën më të madhe të sistemit arsimor shqiptar, mungesën e investimeve.
Sipas Skenderit, problemi i arsimit nuk është thjesht çështje metodash, por mbi të gjitha çështje buxheti.
“Thelbi i çdo përpjekjeje për përmirësim në arsim nis nga investimi.
Pa buxhet të dedikuar, nuk ka as kushte, as cilësi, as reformë që funksionon,” tha ajo.
Ajo theksoi se për të sjellë ndryshim të vërtetë, nevojitet një qasje konkrete dhe e matshme ndaj investimit në shkolla, në mësues, në teknologji dhe në infrastrukture.
