Kaptelli: Qeveria ka dështuar të mbrojë figurën e mësuesit
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 19:51
Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli në një intervistë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet sot arsimi në vend.
Duke marrë shembull nga Italia, Kaptelli sugjeroi një model të drejtpërdrejtë: “Në Itali, nxënësit problematikë gjobiten.
Shteti vepron dhe mbron sistemin arsimor.
Pse të mos ndodhë edhe tek ne?
Sipas tij, pa masa disiplinore dhe pa një qasje serioze institucionale, shkollat rrezikojnë të kthehen në ambiente ku mësuesit ndihen të pambrojtur dhe të nëpërkëmbur.
