''Shkollat po boshatisen'', Qirici: Emigracioni dhe cilësia e ulët po vr*sin arsimin
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 19:43
Psikologia Eksena Qirici, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, hodhi dritë mbi një nga temat më të ndjeshme të kohëve të fundit, krizën në sistemin arsimor shqiptar.
Ajo u ndal tek tkurrja alarmante e numrit të nxënësve në shkolla, duke theksuar se fenomeni nuk lidhet vetëm me emigracionin, por edhe me faktorë të brendshëm si cilësia e dobët e arsimit dhe mënyra e papërshtatshme e mësimdhënies.
Një tjetër pikë që ajo solli në vëmendje ishte mungesa e mbështetjes emocionale dhe psikologjike për nxënësit.
Qirici ngriti shqetësimin edhe për nivelin e lartë të kompleksitetit në tekstet shkollore.
