Kompleksi sportiv në Durrës, “Benard Qerrexhia” do të shërbejë edhe si akademi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 16:44
Pas investimeve shkolla ''Benard Qerrexhia'' në Durrës do të shërbejë si kompleks dhe akademi sportive.
Ministrja e Arsimit inspektoi punimet ndërsa përshëndeti dhe rikthimin e nxënësve atje.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, inspektoi në Durrës kompleksin sportiv, ku vuri theksin te korrikula mësimore që do të ofrohet.
Ambientet do të shërbejnë edhe akademinë e futbollit.
Ministja solli në vëmendje se shkolla ka histori 55-vjeçare në përgatitjen e sportistëve elitarë, ndërsa ambientet janë shtuar pas rikonstruksionit.
Kompleksi edukativ “Benardina Qerraxhia”, u financua nga fondet e Qeverisë dhe të Bashkimit Evropian përmes programit EU4Schools.
