Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

Ka mbërritur në Porto Romano anija luftarake amerikane Uss Mount Whitney, e cila bën ndalesën e parë në portin shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Shqipëri shprehet se e mirëpret këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe hap të radhës në partneritetin mes dy SHBA e vendit tonë.

“Mirë se vjen në Shqipëri, Uss Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano.

Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në deklaratë.