Kaptelli: Arsimi në dorë të emërimeve politike, kemi drejtorë me të mesme
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 20:00
Nevrus Kaptelli, president i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, ngriti një shqetësim serioz në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku denoncoi hapur situatën alarmante të emërimeve në shkollat shqiptare.
“Janë me dhjetëra raste ku mësues japin mësim jashtë profilit të tyre profesional.
Ju i keni parë edhe vetë – drejtori i shkollës në Selishtë të Dibrës ka vetëm shkollën e mesme, ndërsa mësuesi i tij ka të lartën,” tha Kaptelli.
Ai shtoi se këto raste nuk janë përjashtim, por një pasojë direkte e ndërhyrjes politike në arsim.
Sipas tij kjo situatë po dëmton rëndë cilësinë e arsimit dhe po demotivon mësuesit që kanë investuar vite të tëra në formimin e tyre profesional.
