Qirici: Mungesa e bashkëpunimit mësues-prindër po dëmton arsimin

Psikologia, Eksena Qirici, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, solli në vëmendje një nga sfidat më pak të diskutuara, por thellësisht problematike të sistemit arsimor, mungesën e bashkëpunimit mes shkollës dhe prindërve.

Sipas Qiricit, shumë prindër përballen me probleme të natyrave të ndryshme, që nga aspekti social dhe ekonomik, deri te mungesa e informacionit apo mosangazhimi i tyre në jetën shkollore të fëmijëve.

Qirici theksoi se në këtë realitet të zymtë, është jetike që të rikthehet respekti për institucionin e shkollës, jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga vetë familjet.