Ndërtoi pa leje dy objekte banimi/ Krujë, pranga 35 vjeçarit

Policia e Krujës ka vënë në pranga një shtetas 35 vjeçar.

Sipas informacioneve zyrtare, ky person ka ndërtuar dy objekte banimi prej druri në kundërshtim me ligjin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. K., 35 vjeç, pasi u kap duke ndërtuar pa leje, 2 objekte për banim, prej druri.”