Fushë-Krujë, mbytet një 12-vjeçar në ujëra e liqenit, nisin kërkimet për trupin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 16:58
Mbytet një fëmijë në ujërat e liqenit në Fushë-Krujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bubq, ku 12-vjeçari Klevis Doda ka qenë duke u larë me shokët në liqenin e zonës dhe është zhytur në ujë, por nuk ka mundur më të dalë prej andej.Kanë qenë shokët e të miturit që janë vënë në alarm ndërsa Doda nuk po dilte nga uji, të cilet më pas kanë njoftuar uniformat blu.Blutë janë drejtuar menjëherë në vëndin e ngjarjes, ndërsa sëbashku me banorë të zonës kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit te 12-vjeçarit.