Tiranë, sherr mes shokëve, plagoset me thikë 17-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 17:08
Një 17-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pas një sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të shkollës “Gjon Buzuku” në Tiranë, pas një konflikti mes shokëve, që më pas ka degraduar në përdorimin e thikave.Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi, Xh. Haxhillari, i cili është dërguar menjëherë për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për ndalimin e autorit të plagosjes, identiteti i të cilit nuk dihet ende.