Berisha: Revansh në selinë mavi! Prisni tenderin e miellit, deti jo kos por flori

Ky nuk është ndryshim, por rendje me shpejtësi drejt së shkuarës. Kështu ka komentuar kryeministri Berisha, atë që ai pëlqen ta quajë tender online të selisë mavi. Duke venë në dukje revanshin që ka nisur brenda Partisë Socialistë, Berisha shprehet se përmes këtij modeli cdo qytetar që kërkon një vend pune në administratë, duhet të presë më parë biletën në selinë rozë.“Te dashur miq, ne seline mavi revansh i papare. Pas hapjes se tenderit online per fshesen ndaj administrates, z.Rama njofton se konkurset per vendet e punes ne administrate nuk kane qene te hapura (paçka se botoheshin ne te gjitha mediat e kontrolluara prej tij), prandaj per t'i hapur ato ai ka vendosur qe çdo njeri per te marre pjese ne konkurse per punesim ne administrate duhet me pare te aplikoje online dhe te prese bileten ne seline e PS” shkruan Berisha.Por kjo nuk është drama, pasi në gjykimin e Kryeministrit ky është vetëm fillimi i vënies së piketave të qeverisë së ardhshme socialiste.“Por siç thote fjala e urte oreksi vjen duke ngrene z.Rama njoftoi se fshesa e partise do te fshije (pastroje) edhe sektorin privat, i cili se shpejti do te "ndihmohet" me aplikantet e "virtutshem" online te selise se PS. Kjo eshte lule. Prisni prisni tenderin e miellit. Aty deti behet jo kos por flori. Tepron edhe per ndonje mik te çmuar qe çmendet pas gjahut dhe trafiqeve! Ndryshim!! Me vrap drejt te shkuares! “ përfundon ai.