Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2013, 17:17
5 automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik, duke u përplasur mes tyre. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në kilomterin e 6-të të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa nga aksidenti ka mbetur i plagosur një shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet ende.Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanqë nisur hetimet për zbardhjen shkaqeve të aksidentit.