Opozita e së djathtës, Shehi: Partitë të shkrihen tek PD; Ndoka: Bashkim i partive demokristiane
Shtatori do të jetë përcaktues për mënyrën se si e djathta do të organizohet në opozitë dhe me udhëheqjen e lidershipit të ri demokrat. Për kreun e LZHK, Dashamir Shehi, duhet të krijohet një kohezion i qartë i së djathtës, ndoshta që parti historike të shkrihen dhe të bëhen pjesë e PD.
Ndërsa kreu demokristian, Nard Ndoka, mbështet një ide të tillë por thotë se demokristianët e të gjitha forcave politike po negociojnë grupimin e tyre në një formacion të vetëm politik.Kreu i LZHK dhe ai i PDK thonë se nëse Partia Demokratike i humbi këto zgjedhje për shumë arsye që lidhen me lodhjen e qytetarëve në 8 vjet pushtet, kriza ekonomike, koalicioni qeverisës me një parti të majtë, etj, në këtë proçes zgjedhor fituan parti të tjera të vogla që u mbajtën nga pushteti gjatë qeverisjes së PD.
Megjithatë ata paralajmërojnë një opozitë të fortë e të moralshme përballë qeverisjes së majtë, e cila vjen në pushtet me vota të tregtuara.Megjithatë Ndoka thotë se nëse Partia Socialiste do të ketë në kabinetin qeveritar përfaqësuesin e Partisë Kristian Demokrate, atëherë vota e tij do të jetë në mbështetje të këtij Ministri, por jo të kabinetit Rama.Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mori rreth 19 mijë vota, ndërsa PDK rreth 15 mijë vota.Krerët e këtyre forcave politike ishin në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, e do të jenë deputetw në parlamentin e katër viteve të ardhshme.