Korçë, dëmtohen gjatë natës 8 skluptura

Qyteti i Korcës, ku tradita e veprës së artit gjen mishërimin më të mirë të saj, tashmë ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët masakrojnë vlerat kulturore që ky qytet mbart. Rreth 8 skluptura të artistëve korçarë janë rrëzuar gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar, duke shkaktuar demtimin e tyre.Menjëherë ka reaguar edhe institucioni i Bashkisë së qytetit, e cila e dënon këtë akt duke e quajturtë pahijshëm për qytetarinë korçare. Drejtoresha e Politikave te Zhvillimit, Vilma Petro foli rreth ngjarjes.Sipas skluptorëve Vladimir Kaçaku dhe Vasillaq Kolevica, dhunimi i këtyre veprave është një turp për Korçën dhe qytetarët korçarë të cilët duhet t’i ruajnë me fanatizëm këto vepra të artit modern ose antik.Në qytetin e Korcës ndodhen gjithsej 32 sklupturatë gdhendura në gur, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga artistë vendas dhe të huaj. 32 sklupturat të përqëndruara kryesisht në parkun ''Rinia" tashmë janë një pasuri e trashëgimisë kulturorë të qyetit.Këto vepra, kryesisht abstrakte, u realizuan në blloqe gurësh të bardhë me dimensione të përcaktuara nga vetë artistët, çka ka bërë që edhe interesi i vizitorëve si të huaj ashtu edhe vendas çdo vit te jete gjithmone dhe më i lartë.