10% e adoleshentëve, marrëdhënie seksuale në moshë të hershme
10% e adoleshentëve kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë të hershme dhe kjo statistikë i referohet të prekurve me sëmundje seksualisht të transmetueshme, sepse realisht numri është disa herë më i madh.Të martohesh 13 vjeç është një nga vendim, më së shumti i imponuar nga familja por që shihet si një nga problemet më serioze në shëndetin riprodhues të adoleshntëve, sidomos në komunitetin romë. 5% e adoleshneteve janë bërë nëna ndërsa me shqetësim shihet kryerja e abortit kur në rreth 4 lindje, ndodhë një abort për shkak të shtazanisë së padëshiruar.Drejtori i shëndetit publik në Ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja duke iu referuar statistikave zyrtare tha se marrëdhëniet seksuale të hershme janë vërtet shqetësim pavarësisht fushatave sensibilizuese.Holta Koci, duke iu referuar studimit të ri nga fondi i kombeve të bashkuara për popullësinë tha se nga vëzhgimi i bërë në Lezhë, Kuçovë dhe Berat tregon se tek adoleshentet nëna, foshnjet nuk regjistrohen për shkak se prindëri është vetëm 13 po 14 vjeç. Gjithashtu ndeshet edhe fenomeni tjetër që të lindurit regjistrohen në emër të gjyshërve.11 korriku shënon ditën e popullsisë në të gjithë botën dhe autoritet shëndetësore në vend thonë se ky vit, pavarësisht mënyrave të pafundme të komunikimit prindërit e shohin tabu bisedën e lirë me adoleshentët e tyre për seksin. Ndërsa vetë adoleshentët edhe pse nisin marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme ende nuk janë të sensibilizuar për masat mbrotëse gjatë një akti seksual.