Basha paralajmëron shumicën e re: Do përballeni me opozitën për cdo premtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2013, 14:17
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e kësaj partie, në Berat dhe Kuçovë.Nga Berati, Basha ka vënë në qendër të akuzave mazhorancën e majtë, të cilën e paralajmëroi se do të përballet çdo ditë me premtimet e saj piramidale.Duke u përqëndruar te gara e brendshme dhe për drejtimin e Partisë Demokratike, Basha tha se në platformën e tij të drejtimit parashikon vlerësimin e kontributit dhe dhënies së shanseve për të ecur përpara, për çdo anëtar dhe militant të partisë.Lidhja e fortë mes strukturave drejtuese dhe anëtarëve të partisë ishte një tjetër temë e fjalës së Lulzim Bashës gjatë takimeve me anëtarët e Partisë Demokratike.