Programi i qeverisë së re, takohen grupet e punës PS-LSI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2013, 12:00
PS dhe LSI janë pranë finalizimit të një projektprogami të përbashkët qeverisës.Grupet e punës, të kryesuar nga Ilir Beqja i PS-së dhe Edmond Haxhinasto nga LSI janë takuar sot për hartimin e programit të qeverisë së majtë për 300 ditët e para.Ndërkohë dy kryesuesit e grupet të punës Beqja dhe Haxhinasto u takuan dy ditë më parë me ambasadorët e BE-së në Tiranë.Në përfundim të takimit, dy kryesuesit e grupeve të punës deklaruan se brenda 10 ditëve do të jetë gati një draft afër versionit zyrtar të programit për qeverisjen.