Botimi “Shkencat e shoqërisë” në autorësinë e Fatos Tarifës

Shkencat e shoqërisë, Sociologjia si disiplinë integruese për studimin e jetës shoqërore është botimi më i ri që ju vjen në ndihmë të studentëve dhe akademikëve të shkencave sociale ndërsa është quajtur edhe si një enciklopedi e munguar për sociologjinë.Ky botim voluminoz mban autorësinë e Fatos Tarifës dhe përmbledhë në vetvete studimet e sociologëve më të njohur në të gjithë botën. Autori thotë se ka punuar gjatë për këto botim, dhe ende ai nuk është i plotë pasi materiale dhe analiza të tjera do të shtohen në vijmësi.Ky botim u promovua në Universitetin Europian të Tiranës dhe drejtues të këtij universiteti por dhe miqtë e dashmairësit e autorit Tarifa shpreh velërsimet për këtë botim.Anthony Giddens, profesori i njohur i shkencave sociale ka shkruar parathënien e këtij botimi ndërsa konkretisht këtë libër e ka konsideruar këtë një vepër që synon të zbuloj unitetin e shkencave sociale në diversitetin e tyre.