Ulet për herë të parë një hidroplan në portin e Vlorës

Për herë të parë në portin e Vlorës është ulur një hidroplan i ardhur nga Italia me 9 persona në bord. Ata janë pritur në portin e Vlorës nga konsulli Italian në Vlorë Stefano Berdeso si dhe nga drejtorsha e portit Fato Nuredini.Projekti IPA është një projekt I BE-së  për të cjellë një linjë të re në portin e Vlorës më të shpejtë se në vendet e tjera.Sot ka qënë një testim i këtij projekti ku më vonë do të ketë edhe agjenci të cilat do të kenë linjën e tyre me hodroplane. Ky projekt do të krijojë mundësi lëvizëse më të shpejtë në të gjitha zonat e Adriatikut.Në bordin e hidroplanit ka qenë senatori i italisë Cepelino së bashku me hartuesit e këtij projekti.Në kuadër të programit të bashkëpunimit  ndërkufitar IPA, porti detar i Vlorës është një nga partnerët më përfitues  në projektin implementimi i transportit në hidroplane në zonën e Adriatikut.Qëllimi kryesor i këtij projekti në nivel rajonal është krijimi dhe zhvillimi  i një alternative transporti më të shpejtë  nëpërmjet vendosjes së një linje të qëndrueshme transporti  me hidroplane në zonën e Adriatikut nëpërmjet shteteve Itali, Greqi, Kroaci, Shqipëri  dhe Mal të Zi. Fillimisht fjalën e ka marrë konsulli i Italisë në Vlorë Stefano Berdeso.Më pas lidhur me këtë projekt ka folur edhe senatori Cepelini i cili në fjalën e tij ka theksuar arritjet  dhe të mirat që sjell ky projekt në portin e Vlorës.Përshendetje dhe falenderim lidhur me këtë projekt ka dhene dhe drejtoresha e portit Fato Nuredini e cila ka është shprehur se  krijimi i linjës së transportit me hidroplane mund të jetë një mundësi  shumë e mirë  jo vetëm për vetë qytetarët  e këtij qyteti  por edhe për turistët  të cilët mund të vijnë lehtësisht  për të vizituar Vlorën.