Olldashi fushatë në jug: Konsulencë juridike për largimet nga puna
Në vijim të fushatës për kryetar i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi i përqëndroi takimet në qarkun e Gjirokastrës.Nga qyteti i Gurtë, Olldashi paralajmëroi se PD do të hapë zyra për mbrojtjen e administratës nga agresioni politik i Edi Ramës, ndërsa nga Tepelena, ai reagoi ashpër ndaj kërcënimeve që iu bënë me sms, Njazi Kosovrastit.Në Përmet, Sokol Olldashi tha se biznesi në Shqipëri kërcënohet nga dy agresorë, taksa progressive e Edi Ramës dhe blloku i Ilir Metës.Gjatë takimit me strukturat në Memaliaj, Olldashi e vlerësoi procesin zgjedhor 'një anëtar, një votë' si një standard të vendosur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.Sokol Olldashi u ndal edhe në paketën për ristrukturimin e Partisë, një format organizimi që do të rivitalizojë jetën politike brënda forcës më të madhe të së djathtës në vend.