Trafikim heroine nga Shqipëria drejt Pistoias. Droga ruhet në Padova
Padova edhe njëherë është konfirmuar qendra e trafikimit të paligjshëm të Italisë veriore lidhur me tregun e drogës. Pas operacionit "Rewind", të kryer nga policia në Pistoia, i cili çoi në arrestimin e 15 personave dhe në përcarjen e një organizate të dedikuar që ka të bëjë me trafikimin e drogës, qëndra e të ciles ndodhet në Shqipëri, grupi kriminal shqipëtar vepron kryesisht në krahinat e Padovas, Milanos, Brescias dhe Pistoias. Në këtë të fundit në veçanti kryhej shitblerja, ku blerësit ishin kryesisht minorene.Nga autoritetet bëhet me dije se droga eshte ruajtur në provincën e Padovës, Breshias dhe Milanos dhe disponohej nga qytetarë shqiptarë që banojnë në ato krahina te cilet me pas ua dorezonin nje bashkeshtetasi të tyre, i cili merrej me menaxhimin e shitblerjeve në Pistoia, vetëm pasi ishte bere nje marreveshje paraprake nepermjet internetit me kreun e organizatës në Shqipëri.Operacioni u quajt "Rewind", për shkak se ajo vjen si një vazhdimësi e një hetimi që kishte filluar me arrestimet në fillim të vitit 2011, pas nje sasie heroine te kapur në Pescia dhe Pistoia. Ndër blerësit janë identifikuar edhe disa nga të miturit që kanë perdorur drogën, duke e tymosur pasi e digjnin ne leter alumini.