Kukës, Ambasadori austriak: Do vijojë ndihma për personat e gjymtuar nga minat

Ambasadori i Austrisë Florian Raunig ka premtuar se mbështejta për personat e gjymtuar nga minat do të vijjonë, me qëllim që edhe ata të bëhen pjesë e shoqërisë përmes aktivizimit dhe jo diskriminimit, për shkak të problemeve të tyre fizike.Gjatë një vizite të bërë në spitalin rajonal të Kukësit, kronkretisht në repartin e prodhimit dhe vendosjes së protezave, amabasadori Raunig tha se qeveria austriake, ashtu siç ka mbështetur personat e gjymtuar, do vijojë t'i mbështesë ata edhe në të ardhmen.Ai shtoi se në Kukës tashmë janë kapacitetet për ardhjen në ndihmë ndaj këtyre personave pasi viktimat e minave dhe armëve, në kufirin Kosovë-Shqipëri, janë të shumtë.Në qarkun e Kukësit numërohen më shumë se 270 persona që janë aksidentuar nga minat dhe municionet luftarake ndërkohë që vetëm 40 prej tyre trajtohen me pension invaliditeti.34 persona që kanë rënë në mina kanë humbur jetën ndërkohë që familjarët e tyre nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga shteti. Në vendin tonë numërohen rreth 700 persona që janë aksidentuar nga minat  ndërkohë që kanë gjetur vdekjen 109 dhe janë plagosur 590 të tjerë.