Vlorë, vijon prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet

Në 07:00 të mëngjesit, fadromat u ndezën në Himarë, duke nisur aksionin e paralajmëruar për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e qarkut të Vlorës. Në Himarë, fadroma e ndërtimores shembi një ndërtesë dy katëshe që kishte nisur të ndërtohej vetëm dy muaj më parë në ballkonin e Llogarasë.Më pas aksioni u përqëndrua në pyllin e Sodës, ku u prishën 15 ndërtime pa lejë të ndërtuar aty vitet e fundit.Aksioni në terren, drejtohej nga Krybashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i cili u ka dërguar një mesazh të fortë të gjithë atyre që do të tentojnë të ndërtojnë pa lejeDuke i dhënë përgjigje kritikëve, Gjika ka thënë se aksioni nuk do të ketë asnjë ndikim në suksesin e sezonit turistik.Kryebashkiaku i Vlorës ka mohuar të jetë autori i një postimi në Facebook ku paralajmërohet prishja e një objekti te Uji I Ftohtë i cili flitet se është në pronësi të kreut të bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.Zyrtarët e Bashkisë Vlorë dhe njësive të tjera vendore bregdetare kanë paralajmëruar se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të vijojë