Xhaxhai vret nipin për pronën, edhe tre të plagosur nga konflikti mes dy familjeve
Mësohet se viktima Gjin Murri në momentin që është qëlluar në drejtim të banesës së tij ka njoftuar menjëherë policinë duke dhënë alarmin "Jam i rrethuar, duan të më vrasin". Por vetëm kaq ka mundur të thotë sepse plumbat e shkrepur nga arma e xhaxhait nuk i kanë kursyer jetën dhe e gjitha kjo për një copë tokë.
Kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, konflikti mes dy familjeve ishte kthyer ne tragjedi. Mesohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i kesaj ngjarje Çesk Murri, si dhe dy persona te tjere kusherinj të viktimes.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë kanë marrë në pyetje të aferm të dy familjeve, te cilet kane bere te ditur se konflikti mes tyre ka ekzistuar prej kohesh, fakt ky qe tregon se edhe mund te ishte parandaluar kjo ngjarje me bilanc nje te vdekur e 3 te plagsour .