Rikthehen vizat për Ballkanin Perëndimor? Java e ardhshme përcaktuese

Deputeti konservator spanjoll në Parlamentin Evropian, Agustin Diaz de Mera ka arritur një marrëveshje me shtetet anëtare për të rivendosur përkohësisht, pas kërkesave të shumta, regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor."Komisioni Europian është i lirë të vendosë nëse do të pezullojë apo jo regjimin e vizave, pasi kjo nuk është diçka e detyrueshme për Komisionin"tha de Mera.Vizat për qëndrimin afatshkurtër në BE u hoqën kohët e fundit për pesë shtetet e Ballkanit, pasi pati një rritje të shpejtë të kërkesave për azil nga rajoni, që nxiti shtetet anëtare vitin e kaluar për ti bërë presion Komisionit Evropian për të trajtuar problemin.Deputeti spanjoll tha se ka arritur një kompromis me shtetet anëtare në fund të qershorit, pas negociatave dy-vjeçare për të ndryshuar rregulloren e vizave që do të lejojë, në mesin e masave të tjera, Komisioni të rivendosë vizat në kushte të caktuara.Sipas të dhënave të fundit, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka pësuar rritje. Në vitin 2012, numri i azil-kërkuesve në BE u rrit në mbi 53,000 ose 50% më shumë se në vitin 2011 dhe erdhi nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.Shtetet anëtare do të rishikojnë vendimin për ndryshimin e rregullores për pezullimin e vizave javën e ardhshme. Nëse ata bien dakord mbi tekstin e parlamentit, ligji do të votohet në seancën plenare në fillim të shtatorit. Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia përfituan nga regjimi pa viza në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja përfituan 1 vit më vonë në dhjetor 2010.