Elbasan, fshihej në varreza, arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë

Përfundon arratisja e autorit të plagosjes së dyfishtë në Elbasan. Policia lokale e këtij qyeti ka vënë në pranga shtetasin Agron Koburja, i cili në intenerare të ndryshme plagosi me thikë dy persona brenda ditës.Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” Koburja plagosi me thikë 17-vjecarin D.Zdrava. Sipas policisë dyshohet se dy të rinjtë janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e shtetasit Agron Koburja.Menjëherë i riu është dërguar në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i plagosjes pasi i ka shpëtuar arrestimit, ka arritur që në mesditë të plagosë me kaçavidë Artan Debrovën, 34 vjeç.Pas kërkimeve të shumta të policisë, Agron Koburja, u gjet i fshehur në varreza ku edhe u arrestua. Materialet proçeduriale lidhur me ngjarjen i kaluan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme te rastit.