Gjyshja ndihmon të arratisurit shqiptarë, ofron ushqim dhe u tregon udhën
Ndërsa kërkimet e policisë greke për arrestimin e shqiptarëve vazhdojnë, mediat e shtetit fqinj kanë publikuar të mërkurën një histori tjetër që mund të lidhet me personat në kërkim.Sipas tyre një grua e moshuar, në fshatin kufitar me shqipërinë Frosini Suliu, i ka ndihmuar personat në fjalë duke i dhënë atyre për të ngrënë dhe i ka treguar rrugen nga e cila ata mund të vazhdonin për të kapërcyer kufirin.Sipas gazetës greke “Republika”, një grua e moshuar e fshatit ku u gjend ditë më parë motori i kuq që kishte vjedhur Kola dhe bashkëpunëtorët e tij për të shpëtuar nga postblloqet policore, i ka ndihmuar dhe u ka treguar rrugicat nëpër malet shqiptarve.Incidentin e kanë zbuluar fshatarët e zonës, të cilët thanë se kishin biseduar me gruan e moshuar.“Mëngjesin e të premtes, më 5 korrik, shtetasit shqiptarë u gjenden përballe gjyshes dhe e pyetën: Vazhdon rruga këtej lart? Ndërsa ajo iu u përgjigj: Nuk ka rrugë më këtej, vetëm me këmbë mund të vazhdoni nga mali" i ishte përgjigjur gruaja. Të arratisurit kishin pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të ngrënë dhe ajo u kishte ofuar.Ndërkohë kërkimet e operacionit madhor qe ka ngritur policia greke në kufirin greko-shqipëtar kanë hyrë në ditën e 10 dhe ende nuk ka asnjë rezultat. Autoritetet greke besojnë se 4 shqiptarët ende nuk e kanë kalur kufirin grek.Sipas policisë 4 të arratisurit janë të armatosur mire. 6 ditë më parë dy prej të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas janë vrarë nga policia greke. Më 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë.Gjatë një përleshjeje mes tyre dhe policisë greke më 30 mars u vra 25 vjecarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37 vjeç dhe çarmatosën patrullën e tij të policisë.