Olldashi në Shkodër: Jo aleancë me parti apo individë të spektrit të majtë
Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë më të madhe të së djathtës në vend, me një qëndrim të prerë deklaroi nga Shkodra se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë që vijnë nga kampi kundërshtar. Parlamenti nuk mund të krijojë shumica në bazë të kleringut të deputetëve, pasi kjo nuk është më politikë, por aritmetikë, pohoi Olldashi gjatë një bashkëbisedimi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Shkodër, ku ritheksoi përcaktimin e një korridori të qartë politik që konturon vetëm dy pole: të djathtën dhe të majtën.“Përmirësimi i parë që duhet të bëjmë është përcaktimi rigoroz i konturit politik. Kjo do të thotë që pasi u faktua që aleanca me një forcë politike të spektrit të majtë është e pasukseshme dhe inproduktive, ne duhet të përcaktojmë njëherë e mirë që nuk mundet që Partia Demokratike të bëjë Aleancë me parti te spektrit kundershatr dhe as me individë që vijnë nga kampi kundërshtar. Parlamenti nuk mundet të krijojë shumica, në bazë të kleringut të deputetëve. Kjo nuk është më politikë, kjo është aritmetikë. Partia Demokratike është parti e qëndrës së djathtë dhe bën koalicione brënda këtij formacioni te saj politike. Partia Demokratike duhet t’u rikthehet fort shtyllave ekzistenciale që janë: shtresa e të përndjekurve dhe e pronarëve. Partia Demokratike eshte nje parti qe duhet te vijne te gjithe por pa humbur referencat” deklaroi Olldashi.Në prezantim të platformës së tij për drejtimin e Partisë, Sokol Olldashi ritheksoi rolin e Partisë Demokratike si një shtëpi e madhe e opozitës. Për të avancuar me një aksion të fortë opozitar,Olldashi kërkoi që të gjithë faktorët e djathtë të bëjnë opozitë brenda shtëpisë së demokratëve.Olldashi kërkoi vendosjen e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brënda Partisë, bazuar tek një inventar i kontributeve të cdo antari të partise Demokratike.