Vrasja e Skurës, prokuroria mbyll hetimet: U vra nga Fitim Alla. Dosja në gjykatë
Kur kanë kaluar 6 muaj nga vdekja e komisarit të policisë Musa Skura, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet duke çuar dosjen për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Organi i akuzës falë një punë 6 mujore ka arritur të sqarojë të gjithë dinamikën e ngjarjes së 13 janarit të këtij viti ndodhur në fshatin Suç të Burrelit.Prokuroria pretendon se ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme qe e akuzojnë Fitim Allën për vrasje me dashje në rrethana cilëuese. Sipas organit të akuzës Alla është ndjekur dhe më pas perleshur me komisarin Skura dhe kjo ka qënë koha kur ka qëlluar mbi Skurën me kallashnikovin e tij.Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të Allës, Edison Lleshi dhe Vilson Mulkurti do të gjykohen për veprën penale “të prodhimit dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.Ngjarja e renda u regjistrua mbremjen e 13 janarit në Suç të Burrelit, ku si pasoje e goditjeve me armë u plagos oficeri i policisë Musa Skura. Pas disa ditësh trajtimi në Spitalin Ushtarak në Tiranë Skura u dërgua për mjekim më të specializuar në Itali.Por si pasoje e plumbave të marrë, të cilët i kishIn prekur disa organe jetësore Skura nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën në 22 janar. Ndërsa me urdhër të Presidentit të Republikës komisar Skura është shpallur Dëshmor i Atdheut.