Olldashi në Vaun e Dejës dhe Koplik: PD duhet të nxisë mekanizmin e karrierës në parti
Partia Demokratike duhet të nxisë karrierën brenda jetës së saj politike për të shmangur demotivimin e aktivistëve të saj. Kështu deklaroi në Koplik, Sokol Olldashi, gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Në bashkëbisedim me strukturat e Partisë në Malësinë e Madhe, Olldashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një baze të dhënash për kontributet e militantëve partiakë.“Ne kemi nevojë që strukturën e PD-së ta zhdërvjelltësojmë, tashmë jemi në opozitë. Nuk kemi më strukturë partie dhe strukturë admninistrate, kemi vetëm strukturat partiake të PD-së. Dhe cdo lëvizje e jona, cdo energji e jona duhet të përqëndrohet vetëm në strukturën e PD-së. Por kjo strukturë ka nevojë për disa përmirësime dhe përmirësimi bazik i saj ka të bëjë me inventarin e potencialit njerëzor. Ne kemi nevojë që këtë palcë ta njohim emër për emër dhe ditë për ditë aktiviteti, sepse vetëm në këtë mënyrë, ne mundemi të jemi të drejtë , të dijmë cilët anëtarë kemi, cfarë kanë prodhuar dhe si u jemi përgjigjur ne atyre”deklaroi Olldashi.Ndërkohë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Vau-Dejës, Sokol Olldashi deklaroi se me një përmirësim solid të strukturave të partisë dhe një aksion të fortë opozitar, Partia Demokratike do të rikthehet forcë e parë politike në vend, në përballjen e parë elektorale.