Olldashi në Pukë dhe Fushë Arrëz: Të aplikohet standardi i përgjegjësisë për rezultatin

Në vijim të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi kandidat për këtë post, u takua me strukturat politike të PD-së, në Pukë dhe në Fushë- Arrës, nga ku prezantoi platformën e tij për të drejtuar Partinë më të madhe të së djathtës në vend.“Berisha vendosi një mekanizëm përgjegjësie, vendosi një standard të ri në PD. Ne duhet patjetër që këtë standard ta shtrijmë në të gjitha institucionet e PD-së. Nuk mund të ketë më grupe pune të palëvizshëm, nuk mund të ketë deputetë të palëvizshëm, nuk mund të ketë ministra të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetarë degesh të palëvizshëm, nuk mund të ketë kryetar seksioni të palëvizshëm. Sejcili prej piramidës së Partisë nga I pari , tek më I fundit, duhet të jetë përgjegjës për rezultatin e tij. More rezultat pozitiv, konfirmohesh, more rezultat negative, hap krahun”u shpreh Olldashi.Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthejë besimin e militantëve të saj, të cilët sipas tij u lanë në harresë për shkak se trupa politike e PD-së, u përqëndrua më shumë në strukturat qeverisëse dhe ato parlamentare.