E qëlloi kunati, vdes në spital Agim Visha

Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak Agim Visha, i cili u qëllua me armë katër ditë më parë nga kunati i tij.Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet ku Visha u qëllua me armë ka kunati i tij Fatos Lika.Visha ndërroi jetë paraditen e sotme duke mos u bërë ballë plagëve që kishte marrë nga kunati i tij.Sipas policisë, dyshohet se krimi ka pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes.