Ambasadori Cannon takon Berishën: Zgjedhjet, dëshmi e demokracisë
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon.Ambasadori Nicholas Cannon shprehu vlerësimet më të larta për realizimin e një procesi zgjedhor shumë të mirë, duke e konsideruar këtë proces një sukses në radhë të parë te qeverise shqiptare, por edhe një dëshmi te demokracisë shqiptare.Gjate kësaj periudhe, Shqipëria ka shënuar arritje te rëndësishme në plotësimin e kërkesave për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit dhe Britania e Madhe do te vijojë ta mbështesë vendin tonë në këtë procesAmbasadori Nicholas Cannon e falenderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e rëndësishëm e të suksesshëm që ai personalisht dhe qeveria shqiptare konsoliduan gjatë këtyre viteve me Mbretërinë e Bashkuar në shumë fusha.Ndërsa kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë gjate kësaj periudhe, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis të dy vendeve dhe qeverive gjatë këtyre viteve.Berisha takon ambasadorin grek në Tiranë