Beqaj: Situata ekonomike në vend, e rënduar. Qeveria në ikje të vetëpërmbahet
Nga një ambjent i improvizuar si zyra e kryeministrit të zgjedhur, brenda në Partinë Socialiste, sekretari për programin Ilir Beqaj i ka bërë thirrje ministrisë së financave të bëjë publikë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muajt e parë të vitit.“Me legjitimitetin dhe autoritetin që buron nga vota e plot 1 milion shqiptarëve që kanë votuar për qeverinë e koalicionit, i kërkojmë Ministrisë së Financave si ministri që ka përgjegjësinë jo thjesht morale, por edhe ligjore, të kujdestarisë mbi financave të shtetit shqiptar deri në betimin e qeverisë së re që:Të ushtrojë detyrat ligjore në administrimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe doganore; Të ndërpresë çdo lloj negociate në vijim për kontrata e projekte me financues të ndryshëm që rrisin borxhin e jashtëm të Shqipërisë. Të garantojë që në periudhën 12 - 30 korrik 2013, gjatë së cilës do të bëhet upgrade i sistemit automatik të thesarit, të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike, pagesat e përfitimeve të personave me aftësi të kufizuar, pagesat e pensioneve dhe pagesat e rrogave” tha ai.Sipas Beqjas, situata financiare është e vështirë pasi vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar plot 90% të deficitit buxhetor vjetor.Deklarata e Beqjas nga zyra e kryministrit të zgjedhur ishte sipari i një komunikimi sistematik të deputëtëve të PS-së lidhur me çështjet e financave. Kjo inisiativë u parlajmëruar një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.