Malaj: Integrimi prioritet i prioriteteve, politika të marrë përgjegjësitë
Një ditë përpara seancës së fundit parlamentare për miratimin e tre drafteve të vëna kusht nga Bashkimi Europian për statusin, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Ministër i Financave Arben Malaj ka deklaruar se klasa politike duhet të dalë me një qëndrim pozitiv deri në orën 10 të paradites së nesërme për fatin e vendit në BE .Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Malaj deklaroi se në asnjë mënyrë nuk duhet humbur kjo mundësi dhe afati i fundit i përcaktuar nga KE për kalimin e tre prioriteteve për statusin, pa lënë mënjanë cështjen e Fierit, por duke menduar për një mundësi të dytë zgjidhjeje pas fokusimit në prioritetin e prioriteteve, anëtarësimin në familjen europiane.“Gjithmonë ka mundësi. Unë nuk përcaktoj, ndaj mendimet e mia, pra ka mundësi, nëse ska qëndrim deri në 10 nesër nuk do të ishte mirë që në mënyrë të njëanshme mazhoranca ti hidhte për votim. Seanca dhe mund të spsotohet, por jemi në limite. Askush nuk thotë se duhet braktisur Fieri, por integrimi dhe afatet e përcaktuara nga BE nuk janë në duart tona. Është prioritet i prioriteteve, duke u vonuar në status ne vonohemi në të gjitha hapat e tjerë të integrimit” tha Malaj.Duke nënvizuar se edhe në rast të një dështimi seancën e nesërme Europa i ka dyert e hapura përballë vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në terësi, ai shprehet se ata do të vazhdojnë të merren në vazhdimësi me ne, por problemi qëndron në faktin sesa do të merremi ne me veten.“Duhet të qsqarojmë se dera e BE është e hapur. Ata do të merren me ne, puna është sesa do të merremi ne me vetëveten. E vërteta është që vendet që kanë ecur në procesin e integrimit kanë më shumë presion për të bërë reforma. BE me standardet ka qenë garanti që në vendet ish komuniste të mos kthehet më ai regjim. Sa më afër BE aq më shumë garanci kemi për të përmirësuar arritjet që kemi bërë” u shpreh ai.Lidhur me shkrimet e fundit të shtypit të shkruar për një përplasje të mundshme idesh mes tij dhe grupit paralamentar socialist, deputeti Malaj vuri në dukje se jo gjithmonë grupi mund të jetë unik në qëndrime, por duhet kuptuar se në raste kyce politika duhet të bashkëpunojë, pasi sipas tij ky është dhe misioni i saj, fleksibiliteti. E nëse qëllimet e mira dhe vënia në plan të parë interesat e vendit do të mund ta conin në të njëjtin fat të ish-deputetit socialist Kastriot Islami, Malaj theksoi se nuk ka frikë për veten por në dështimin e procesit të integrimit për Shqipërinë.“Sot në fokus është dalja nga vështirësitë për integrimin në BE. Nuk mund të mos biem në cdo rast dakord, analizat për kostot dhe përfitimet e vendit tonë do na ndihmojnë. Këtë rast nuk isha në mbledhje, nuk i paragjykoj dot kolegët por disa edhe nuk i mirëkuptoj dot. Unë Kam frikë se historikisht vendi im po mbetet i fundit për nga zhvillimi, të fundit në integrimin europian, ngelëm dy herë, rrezikon për të tretën. Vetëm këtë frikë kam. Cfarë e pengon vendin tim? Klasa politike duhet të marrë përgjegjësitë dhe të mos vetëpengohet integrimi, historia ka treguar se vende të tilla kanë qenë gjithmonë më pak të zhvilluara” tha më tej ish-Ministri i Financave Arben Malaj.Po ku qëndron realisht diferenca mes qëndrimit të zotit. Malaj dhe terësisë së grupit socialist?“Kemi diskutuar në momente kritike, diskutuam për ndryshimet kushtetuese dhe rezultoi se ishte e drejtë, debatet janë për ti dhënë më shumë debat, argument dhe mbështetje një cështje. Kemi diskutuar se PS do të mundë Sali Berishën dhe do ta mundi në 2013. Ka momente që politika duhet të bashkëpunojë për interesa të vendit, politika ka misionin të jetë fleksibël. Problemi është që PS mund të ndikojë më shumë për ta nxjerrë vendin nga kriza ku ka mbetur, momentin që dështojmë në statusin gjithë fushata elektorale do të mbetet në sherrin e fajit dhe pse nuk është përgjegjëse kryesore. Nëse janë në krizë vendet me të cilat bashkëpunojmë dhe shtohet dhe kriza e brendshme impakti ekonomik është i madh në dëm të vendit. Duke hequr një debat mbi statusin dhe duke lehtësuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme e gjithë kjo ndikon pozitivisht në mazhorancën e re qeverisëse që do të pasojë pas zgjedhjeve”u shpreh ai.Duke mbetur prapë në zhvillimet e seancës së nesërme parlamentare, Arben Malaj u tregua i rezervuar nëse qëndrimin e tij do ta diktojë me votë pro kalimit të ligjeve, pasi sipas tij cështja nuk qëndron se cfarë bën një individ i caktuar, por sesi mund ti maksimizojmë energjitë tona në favor të zhvillimit të vendit.