Kukës, makina bie në liqen, shpëton mrekullisht familja kosovare
Një aksident automobilistik ka vënë në rrezik jetët e një familje kosovare e cila ka qenë duke udhëtuar në autostradën Kalimash-Kukës.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur "Kepi i Tafës", në segmentin rrugor Ura e Drinit të Zi-Morin. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se mjeti me targa kosovare, ku udhëtonin tre persona të nje familje, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në breg të liqenit.Ekspertët thonë se pjesa e pasme e mjetit është zhytur në ujë. Personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar dëmtime, por janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Kukësit.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave që kanë cuar në këtë aksident, megjithatë hetimet paraprake thonë se shkak i ngjarjes është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.