Kukës, peshku drejt zhdukjes, shkak gjuetia e paligjshme

Rritja e temperaturave në zonën veri-lindore ka bërë që brigjet e liqenit të Fierzës të frekuentohen gjerësisht nga banorë të Kukësit, por edhe më gjërë, për të gjuajtur peshkun që kultivohet në këto ujëra.Mirëpo, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit peshku është drejt zhdukjes dhe këtë e pohojnë edhe vetë peshkatarët të cilët shprehen se tashmë liqeni është kthyer në një burim vetëm për prodhimin e energjisë pasi peshku është drejt zhdukjes së plotë.Emri Llukovi, njëri prej peshkatarëve që cdo ditë shkojnë në brigjet e liqenit për të gjuajtur, thotë se shkak për zhdukjen e peshkut është bërë gjuetia e paligjshme që realizohet përmes gjeneratorëve elektrik, dinamitit apo mënyrave të tjera shfarosëse në fazën e shumimit të peshkut, nga persona të papërgjegjshëm. Ai thotë se prej 10 vitesh në liqen nuk është hedhur as rasat për shumimin e peshqve.Ndaj një situate të tillë, kur në liqen shumë rrallë gjenden peshq por vetëm trofta, asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar ndonëse pasojat janë shumë të mëdha. Kjo ka bërë që në liqenin e Fierzës të zhduken shumë lloje peshqish, që dikur kultivoheshin në të, kryesisht ballgjani, luciperka,ngjala etj. Në këtë liqen tanimë kultivohen vetëm 4 lloje peshqish nga 11 që kultivoheshin kohë më parë.