Ishte dënuar me burg nga gjykata e Durrësit, arrestohet kosovari në Morinë

Policia kufitare e Morinit ka vënë në pranga një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në hyrje për në territorin shiptar, është bërë ndalimi i shtetasit Burim Rraci, 44 vjeç lindur e banues në Gjakovë.Ndalimi i tij është bërë sepse sistemi TIMS ka nxjerr në pah faktin se ai ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Përgjitheshme e Policisë së Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Durrës e ka dënuar këtë person me burgim.Policia e Kukësit ende nuk ka dhënë detaje të tjera për veprën penale, për të cilën 44 vjecari është akuzuar dhe dënuar, apo vendin ku ai e ka kryer këtë vepër.