Të arratisurit “luftë” me policinë, shtohen masat në kufirin me Shqipërinë

Në Greqi vazhdon aksioni i policisë për të arrestuar shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalasë. Policia greke e Igumenicës ka shtuar përforcimet në kufi me Sarandën, nën dyshimin se të arratisurti shqiptarë mund të kalojnë kufirin. Gjatë ditës së djseshme polica zbuloi dy makina që janë përdorur nga të arratisurit shqiptarë pranë një fshati në Evrytania. Automjetet ishin vjedhur nga një fshat në Greqinë qendrore.Sipas mediave greke që iu referohen burimeve të policisë dyshohet se të arratisurit nga burgu i Trikalasë gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme kanë hapur zjarr ndaj policisë në Arta , ndërsa janë drejtuar për nga zona e Seulit dhe Paramithisë në kufi me Shqipërinë. Në ndihmë të policisë greke kanë ardhur dhe forcat speciale OPKE dhe EKAM nga Janina.Dy ditë më parë gjatë një përplasje me policinë greke Edison Lika 27 vjeç dhe xhaxhai i tij Flamur Lika mbetën të vrarë. Xhaxhai i Likës thuhet se ka ndihmuar në arratisjen e 8 shqiptarëve në mars nga burgu i Trikalas dhe kishte marrë pjesë me ta në grabitje dhe plaçkitje në zonën e Korinthit.Më 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 5 të tjerët që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.Gjatë një përleshjeje të tillë me armë më 30 mars, u vra 25 vjeçarja Katerina Zogali, ndërsa më 17 qershor të arratisurit vranë një polic.