Laç, 45-vjeçari i vë flakën shtëpisë, digjet edhe vetë

I ve flaken shtepise se tij por njekohesisht vetëdigjet dhe vete. Ngjarja ka ndodhur ne mesditen e sotme ne lagjen nr. nje te Lacit kur Ilir Cela 45-vjeç, anëtar i komunitetit rom, pasi ka debatuar me familjaret e tij ne grindje e siper ka marre nje shishe me benzine dhe ka sperkatur banesen dhe me pas i ka vene flaken, por pjesetaret e tjere te familjes jane larguar nga banesa e cila ndodhet ne katin e pare te godines duke shpetuar nga flaket e zjarrit, ndërsa 45-vjecari eshte djegur ne pjese te ndryshme te trupit.Sakaq fqinjet kane lajmeruar policine dhe zjarrikesit te cilet kane ndërhyre menjehere per te izoluar flaket, por nje pjese e baneses ka patur mjaft demtime ndersa 45-vjecari Ilir Cela eshte derguar ne spitalin e djegieve ne Tirane dhe nuk dihet gjendja e tij. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e kesaj ngjarjeje.