Afganistan, 300 policë afganë të vrarë në një muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 19:10
Rreth 300 policë afganë janë raportuar të vrarë brenda një muaji. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqqi, ka thënë se 299 zyrtarë policorë janë vrarë në periudhën 10 maj-13 qershor dhe 618 të tjerë janë plagosur.Sediqii ka thënë se shifrat paraqesin rritje për 22 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Ai ka thënë se rritja është pasojë e bombave anash rrugëve, të vendosura nga talibanët.