Muzeum i ri përkujtimor për viktimat e 11 shtatorit
Në Nju Jork ka filluar puna për ndërtimin e një muzeu përkujtimor mbi viktimat dhe të mbijetuarit e sulmeve terroriste të 11 shatorit 2001. Organizatorët thonë se muzeu i ri do të jetë i rrallë si për edukim ashtu edhe për llojin e objekteve që do të ekspozohen.Ndër objektet në Muzeun Kombëtar në përkujtim të 11 shtatorit do të përfshihen shkallët që qindra njerëz përdorën për të shpëtuar nga Qendra Botërore e Tregtisë, pas sulmeve në vitin 2001.Muzeu do të respektojë mijëra njerëzit që vdiqën në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe do të jetë objekti kryesor i vendit që do të shqyrtojë ndikimin e ngjarjes dhe rëndësinë e saj të vazhdueshme.Muzeu do të përdorë copa të përdredhura çelikut dhe betoni për të treguar se si ndërtesa u shkatërruan. Të ekspozuara do të jenë edhe gjurmët e shtigjeve që shumë prej viktimave të sulmeve, si dhe të mbijetuarit lanë gjatë përpjekjeve për shpëtim.Punëtorë e profesionistë janë duke punuar për të përfunduar deri pranverën e ardhshme këtë muze të shumëpritur përkujtimor për viktimat e Qendrës Botërore të Tregtisë."Moment tjetër i rëndësishëm i këtij muzeu, është pjesa edukative e tregimit do të hapet në pranverën e vitit 2014", thotë Joe Daniels. "Memoriali është një projekt i gjërë, që përmban objekte të mëdha nga kullat e shkatërruara, duke përfshirë edhe shtylla çeliku ngulitur në themele".Këto shtylla zgjateshin deri 411 metra lart në krye të ndërtesës. Në ekspozitë do të ketë edhe faqe të mëdha të murit mbajtës, si dhe copa prej çeliku të ndërthurur me simbole fetare nga hekurpunuesit që ndihmuan në përpjekjet e shpëtimit.