Po kthehej me bagëtitë drejt shtëpisë, përplaset për vdekje nga automjeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2013, 22:04
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Bulqizë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është shtetasi Gani Koçi, 45 vjeç, i cili ndërsa kalonte rrugën me bagëtitë e tij është përplasur me automjet nga shtetasi Artur Kurti.Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit. Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë vdekjen.