Italia lobon për heqjen e vizave për Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Emma Bonino, ka thënë se Kosova ndodhet në një pikë të rëndësishme kthese, duke e vlerësuar si arritje tejet të madhe arritjen e marrëveshjes së 19 prillit. Bonino theksoi se kjo marrëveshje mund të nxisë një dinamikë tjetër në tërë rajonin.“Ndoshta edhe të nxis vendet te tjera që të lëvizin përpara dhe të përpiqen që të shohin se janë disa momente kur ju do të keni mundësi të cilat duhet t’i ‘rrëmbeni’, sepse nuk do të jenë aty përherë”, tha Bonino, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.Bonino tha se ministrja e Jashtme e Italisë, ka shprehur mbështetjen e Italisë për Kosovën në lidhje me marrëveshjen e Stabilizim Asocimiit si dhe përkushtimin e plotë të Italisë për të mundësuar liberalizmin e vizave për kosovarët, duke theksuar faktin se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk e gëzon një të drejtë të tillë.Ajo ka theksuar përkrahjen plotë të Italisë edhe në procesin e lobimit për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.Ndërsa, Hoxhaj, ka vlerësuar lartë kontributin e ministres Bonino për Kosovën, gjatë dhe pas luftës.“20 vjet më parë, Emma Bonino ishte ndër mbështetësit më këmbëngulës në Bashkimin Evropian për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ajo ishte zëri më i fuqishëm kundër dhunës, pabarazisë dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Më vonë mbështeti intervenimin e NATO-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për pavarësi”, tha Hoxhaj.Ministri Hoxhaj tha se gjatë takimit është biseduar detajisht për çështjen e liberalizimit të vizave dhe faktin se Kosova ka bërë progres në implementimin e të gjitha kritereve.“Të gjitha vendet e rajonit udhëtojnë pa viza dhe kjo është shndërruar në çështje edhe të të drejtave të njeriut, çështje humane”, tha Hoxhaj.