BE ‘nokaut’ Maqedonisë, s’ka datë për negociata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2013, 17:59
Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian (BE), sot i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë raporteve pozitive me rekomandime të Komisionit Europian do t’i ndajë Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.Pas mbledhjeve të mbrëmshme dhe të sotme të KOREPER- grupi i përbërë nga Ambasadorë të vendeve anëtare të Unionit, presidenca irlandeze publikoi se në samitin e Këshillit Evropian më 27 dhe 28 qershor do të bisedohet vetëm për caktimin e datës për negociata me Serbinë.Mësohet se për Maqedoninë në këtë Samit nuk do të ketë as konkluzion, as datë për bisedime.