Berisha thirrje komisionerëve: Të mbahen hapur QV deri në votimin e plotë të qytetarëve

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga mbyllja zyrtare e proçesit të votimit, Kryeministri i vendit dhe lideri i kalicionit të djathtë në daljen e parë zyrtare për mediat nga selia blu ka kërkuar nga komisionerët e të gjitha forcave politike që të mbajnë hapur qëndrat e votimit sa kohë para dyerve të qëndrave vazhdon të ketë njerëz që presin të votojnë.Këtë shtyrje të procesit të votimit Kryeministri e lidhi me tre grupe kryesore të votuesve që mund të mos kenë patur mundësi të votojnë deri më tani për arsye të ndryshme, konkretisht të rinjtë, të moshuarit dhe emigrantët.“Falenderoj qytetarët që e e bënë procesin e votimit të pjesmarrjes më masive deri më sot. Përshëndetje shuëm të vecantë kam për komisionerët e PD dhe gjitha forcat politike, sot ata kanë qenë njerëzit e ligjit. Ligji zgjedhor anekand vendit nuk është zbatuar më me përgjegjësi dhe vendosmëri se sot. Histioria e bllokimeve të pjesshme duhet se është arkivuar. Procesi zgjedhor po shkon drejt finalizimit, por unë kam një thirrje për të gjithë komisionerët, në përputhje me ligjin të mbajnë të hapura QV për sa kohë njerëzit para tyre presin të votojnë. Është koha që tre kategori njerëzish po u drejtohen qëndrave të votimit, sëpari të rinjtë që duke pasur këtë ditë të bukur kanë pasur si aktivitete plazhin, së dyti të moshuarit që në këtë vapë kanë pritur një orar të përshtatshëm dhe së treti emigrantët që kanë pasur në axhendën e tyre vizitat tek të afërm dhe miq.Pra është në detyrimin ligjor që komisionerët e të gjitha forcave politike të mbajnë hapur qëndrat e votimit sakohe që te dera e tyre presin njerëz për të votuar” tha ai.

Duke e vlerësuar si një proçeset më të arrira, Kryeministri tha se nuk kanë munguar dhe incidentet, duke iu referuar ngjarjes së rëndë në Laç ku humbi jetën një simpatizant i LSIdhe u plagos kandidati pëer deputet i PD për qarkun e Lezhës dhe një i afërm i  tij. Shefi i qeverisë akuzoi opozitën  për planifikim të skenarit të ngjarjes së rëndë që prej mbrëmjes së të shtunës, ndërsa kërkoi nga organet e policisë dhe Prokurorisë së përgjithshme të arkivojnë cdo deklaratë të kampit tjetër, sikundër të  zbardhin të plotë ngjarjen dhe përgjegjësit e saj.

“Proçesi ka shënuar arritje të mëdha po ka pasur dhe ngjarje të hidhura. Kandidati i PD në Lac mbeti i plagosur sëbashku me një të afërm të tij, ndërsa një tjetër u vra. U shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës, ndërsa uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kërkoj nga organet e policisë dhe prokuroria e përgjithshme të hetojnë ngjarjen në të gjitha rrethanat e ndodhjes së saj dhe gjetjen e përgjegjësve. Nuk mund të mos lë dhe njherë pa dënjuar me përcmim qëndrimin e mikropolitikanëve që rendën me vrap dhe nuk dëgjova as ngushëllime për të vrarin as urime për shërim për të plagosurit. U rend për tu fituar kapital politik, u shpreh që mbrëmë se kjo ngjarje do ndodhte. I kërkoj policisë dhe prokurorisë të administrojë cdo deklaratë. Sot tensioni më kryesor në këtë proces është tek komisionerët dhe policët tanë, të dalësh dhe lëshosh fyerje dhe sharje të papërgjegjshme nuk është akt i qytetëruar, por i dështuar. Dhe dështimin se ke nga policia, por se do korrësh atë që ke mbjellë” theksoi Kryeministri.

Berisha: Pjesmarrja masive në votim,dëshmi e besimit tek qeveria  

Pjesmarrja në votime është besimi tek qeveria , është dëshmi e procesit të votimit ku rolin kryesor e ka qeveria, opozita ka një pjesë të qeverisë dhe kërkon të përfitojë prej saj.

Berisha: PD do pranojë verdiktin e popullitKam qenë dhe jam i bindur në një fitore të madhe të PD. PD është e vendosur të pranojë verdiktin e sovranit, deklaratë që sështë dëgjuar deri më sot nga shokët e Kurbanit.